Prokurori i Shtetit njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjeteshtatë (57) aktakuza, kundër gjashtëdhjetetetë (68) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tridhjetedy (32) persona të dyshuar.
Gjithashtu, janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tetë (8) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për sekuestrim.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar, për 48 orë dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka
bërë kërkesë për sekuestrimin e një (1) biçikletës e cila dyshohet që është përdorur për t‟u kryer vepra penale “Vjedhje e rëndë”, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave të dyshuar dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza, kundër njëzetepesë (25) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.