Ish-shefi ekzekutiv i prodhuesit të makinave Volkswagen është akuzuar në Gjermani për përfshirjen e tij në skandalin e kësaj kompanie lidhur me emetimin e naftës.
Prokurori publik në Braunschweig ka ngritur akuzë ndaj Martin Winterkorn dhe katër menaxherëve të tjerë për mashtrim.
Nga kompanie Volkswagen kanë thënë se nuk do të komentojnë lidhur me këto akuza.
Winterkorn tashmë po përballet me akuza penale në SHBA, por nuk ka të ngjarë të përballet me gjyqin, pasi Gjermania nuk i ekstradon qytetarët e saj.
71 vjeçari dha dorëheqje menjëherë pas publikimit të skandalit në shtator të 2015-ës.
Winterkorn akuzohet për mashtrim “të veçantë serioz”, si dhe shkelje të ligjeve të konkurrencës.