Volkswageni po e ndryshon emrin

Prishtinë | 30 Mar 2021 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Volkswageni në Amerikë do të ndryshojë emrin në Voltswagen në muajin prill, sipas një njoftimi për media të lëshuar në uebfaqen e prodhuesit të njohur të veturave. Kompania megjithatë ka fshirë shpejt dokumentin.

Duke marrë parasysh kohën e ngjarjes, pritej që kjo të lidhej me 1 prillin – Ditën e Gënjeshtrave. Por, një burim brenda kompanisë ka shpalosur për “Automotive News” se kjo s’ishte thjesht mashtrim.

Ndërsa një tjetër burim për “USA Today” ka thënë se ndryshimi do të jetë i përhershëm.

Kompania s’ka lëshuar detaje.

Emri i ri, Voltswagen, lidhet kryekëput me planet e kompanisë për të avancuar kah teknologjia e veturave elektrike.

S’dihet se kur do të ndodhë ndryshimi i emrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme