Ngritet aktakuzë ndaj 32 personave për dëmtim të institucioneve financiare në vlerë prej 300 mijë euro

Prishtinë | 17 Sht 2025 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj 32 personave për dëmtim të katër institucioneve financiare që kap vlerën prej 300 mijë eurove.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se pas përfundimit të hetimeve kemi ngritur aktakuzë kundër tridhjetë e dy (32) të pandehurve për veprat penale në bashkëkryerje  Hyrja në sisteme kompjuterike’’ nga neni 327 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të KPRK-së,  Falsifikimi i dokumenteve, sipas nenit 390 paragrafi 1 të KPRK-së, si dhe kryerja e veprave penale Lëshimi i çeçeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi  kartelave të bankës apo të kreditit’’, bazuar nga neni 301 par.2 lidhur me par.3. dhe nenin 77 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Nga hetimet është vërtetuar se nga aktivitetet kriminale të pandehurve kanë qenë të dëmtuar katër (4) institucione  financiare/bankare, ku vlera e dëmit arrin shumën prej rreth treqind mijë (300,000.00) euro, dëm i shkaktuar para se të raportohet në Polici dhe Prokurori, që në momentin e inicimit të hetimeve, kemi  arritur të ndalojmë shkaktimin e mëtejmë të dëmit”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Të ngjashme