Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj M.B i cili në muajin korrik të këtij viti kishte kërcënuar me jetë gazetarin e KTV-së, Kushtrim Kadriu.
Në aktakuzën e dorëzuar gazetarit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, thuhet se: ”Me 10.07.2017, rreth orës 12.15, zyra e deskut informativ të televizionit KTV në Pirshtinë kishte pranuar një telefonatë nga i pandehuri i cili fillimisht nuk ishte prezantuar por ishte ankuar për kronikën në të cilën ishte raportuar për rastin e një kontesti pronësor të familjes së tij të dhënë një ditë më parë në KTV dhe i njejti me qëllim të frikësimit kishte kanosur të dëmtuarin Kushtrim Kadriu më fjalët: ” se edhe nëse një herë ai gazetari i juaj (Kushtrim Kadriu) si qoban apo bari çka është ai, ku e keni gjetur, merret me këtë rast, thuaj se do ta rrezikon kokën e vet”, me çrast tek i dëmtuari ka shkaktuar ankth, frikë dhe pasiguri për jetë”.
Sipas aktakuzës, M.B ka kryer veprën penale ”Kanosje”, nga neni 185 par.1 të KPRK-së e që parasheh; “Kushdo që seriozisht e kanos personin tjetër me fjalë, vepra apo gjeste se do t’i shkaktoj ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit te personi i tillë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë (6) muaj.”
Kolegu Kushtrim Kadriu ishte kërcunar pasi kishte raportuar për rastin e Mihrije Berishes e cila kërkonte nga gjykata që pas vdekjes së bashkëshortit t’i njihej pjesa e shtëpisë ku jeton.
Asociaconi i Gazetarëve të Kosovës do të monitorojë nga afër këtë rast deri në një vendim përfundimtar të gjykatës. Poashtu AGK, kërkon nga sistemi i drejtësisë dhe hetuesia që të trajtojnë të gjitha rastet e gazetarëve në kohë të shpejt dhe në mënyrë efektive, pasiqe aktualisht në vendin tonë është krijuar ambient i pasigurtë për të ushtruar profesionin e gazetarit.
AGK inkurajon të gjithë kolegët gazetarë që t’i paraqesin rastet e kërcënimeve apo veprave të tjera penale që kryhen ndaj tyre pranë institucioneve përaktëse.