Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit M.K., për shkak të veprës penale dhunimi, sipas Kodit Penal të Kosovës.
Sipas aktakuzës, i pandehuri M.K., më 14 nëntor 2019, ka dhunuar një të mitur, të cilën e takon në Rogoqicë të Kamenicës, dhe pasi e kanos se do ta mbysë, me përdorimin e forcës e fut në veturë dhe e dërgon në një motel në Gjilan, ku e detyron të kryejë marrëdhënie seksuale, pa dëshirën e saj.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, që të pandehurin ta shpallë fajtor për këtë vepër penale.