Ngritja e çmimeve, e papërballueshme për pjesën dërrmuese të shoqërisë

Prishtinë | 14 Nën 2016 | 11:39 | Nga

Çmimet në Kosovë kanë shënuar ngritje në muajin tetor 2016 karshi muajit të njëjtë të vitit të kaluar për 0.9 %.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), ngritja e çmimeve ka prekur produktet, si: perimet, rryma, gazi dhe lëndët e tjera djegëse. Po sipas ASK-së, ngritje e çmimeve vërehet edhe te nëngrupet: mish (1.2 %); qumësht, djathë dhe vezë (1.3 %); sheqer dhe ëmbëlsira (8.4 %); duhan (5.1 %); veshje (2.5 %); rrymë, gaz dhe lëndë të tjera djegëse (1.6 %) – (ngritje e çmimit të drunjve për ngrohje); shërbime për transport (12.4 %) – (ngritje e çmimit të biletave me aeroplan), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 1.1 % në IHÇK.

Të kontaktuar nga gazeta “Epoka e re”, njohës të çështjeve ekonomike kanë deklaruar se kjo ngritje e çmimeve nuk është e lartë për një pjesë të shoqërisë dhe vjen në sajë të sezonit dimëror, mirëpo mund t’i prekë punëtorët e sektorit privat dhe qytetarët me asistencës sociale.

Sipas tyre, është e udhës që shteti ta bëjë nivelimin e pagave, në mënyrë që shportat e konsumit të jenë të përballueshme për pjesën dërrmuese të konsumatorëve.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme