Ngufatja nga tymi i qon punëtorët në QKUK

Prishtinë | 19 Dhj 2018 | 09:32 | Nga Ekonomia Online

Në Marigona Rezidence, Preoc në Graqanicë dje një mashkull ka njoftuar se në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në “kaminin” e nxehjes e më pas është përhapur në lokal.

“Si pasojë e zjarrit dhe ngufatjes nga tymi ndihmë mjekësore kanë kërkuar dy punëtorët e lokalit meshkuj K/Shqiptarë, të cilët kanë marrë trajtim mjekësor në QKUK-ë”, thuhet ne raportin 24 orësh të Policisë.

Zjarri është shuar dhe është lokalizuar nga njësiti i zjarrfikëseve. Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme