Nice lë jashtë skuadrës Balotellin

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 18:48 | Nga

Mario Balotelli ka mbetur jashtë skuadrës se Nice në ndeshjen e tzre kundër Stade Rennais, pasi që është parë se ka shtuar peshë në ndeshjet e tij me Italinë.

Sulmuesi madje nuk ishte as në skuadër për të luajtur nesër ndeshjen e Ligue 1.

Ai është paraqitur për një orë në barazimin 1-1 të Italisë me Poloninë një javë më parë, por ishte kritikuar shumë për shkak të peshës.

Mbi të gjitha, dukja e tij në mbipeshë dhe disa raporte thonë se ai peshon më shumë se 100 kilogram.

Vendimi për të startuar në ndeshjen e Ligës se Kombeve ishte pak kontrovers, pasi që Balotelli nuk ka luajtur asnjë ndeshje para-sezonale me Nice sepse ishte duke provuar për të bërë një transfer të rivalët e tyre në Marseille.

SuperMario ka luajtur vetëm 76 minuta futboll në një ndeshje të Italisë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme