Mourinho ia pranon trajnerit të Southamptonit, Skuadra më e mirë humbi

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Tottenham Hotspur fitoi me rezultat 3-2 kundër Southamptonit në ndeshjen e Kupës FA, mirëpo Jose Mourinho ka thënë se “humbi skuadra më e mirë”.

Në fakt, siç transmeton BT Sport, trajneri i Spursave ia kishte thënë këtë gjë homologut të tij te skuadra kundërshtare, Ralph Hasenhuttl, ndërsa më pas ua pranoi gazetarëve.

“Më duhet të jem i sinqertë. Humbi skuadra më e mirë”, ka thënë portugezi në prononcimin e tij pas ndeshjes.

“Nëse shikon në një mënyrë pragmatike, duke mos harruar se ata e kishin në dispozicion lojtarin më të mirë, ekipin më të mirë të mundshëm, kishin një ditë më shumë për të pushuar, ne ishim në vështirësi për ta ndërtuar skuadrën”.

“Shumë lodhje pas ndeshjes ndaj (Manchester) Cityt. Nëse e analizon në një mënyrë të thjeshtë, pragmatike, ekipi më i mirë humbi. Ata luajtën më mirë se ne”.

“Mirëpo, unë nuk mund t’i lë anash të gjitha rrethanat dhe lojtarët e mi, ata ishin fenomenalë. Më duhej ta menaxhojë këtë lojë shahu pa të gjitha figurat”, ka deklaruar trajneri i Spursave. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme