Aktorja e Hollywood-it, Nicole Kidman, ka zbuluar sekretin e saj për në martesë të lumtur.
Kidman është e martuar me këngëtarin Keith Urban për më gjatë se një dekadë, ndërkaq çifti posedojnë disa shtëpi së bashku, përfshirë prona në New York, Nashville, Beverly Hills dhe Sydney.
Mirëmbajtja e një lidhje të shëndetshme në sferën e mbushur me presion të showbiz-it mund të jetë sfiduese, diçka që Kidman e ka adresuar gjatë një ngjarje në Shanghai.
Sipas yllit të ‘Big Little Lies’, një nga aspektet kyçe të një martese të lumtur është ‘caktimi’ i kufijve brenda shtëpisë.
“Normalisht unë punoj shumë, por kur ndalem, ndalem krejtësisht. Keith dhe unë jemi shumë të mirë në ndaljen e punës menjëherë sepse ne kemi një jetë shumë të mirë në Nashville, e cila është shumë e thjeshtë dhe e qetë sepse ne e kemi bërë ashtu”, ka rrëfyer ajo.
Ajo gjithashtu ka shpjeguar se që të dy përpiqen jashtëzakonisht shumë të sigurohen që mos t’i lënë karrierat të kenë më shumë hapësirë sesa jeta në shtëpi.
Përveç se nuk kanë presion të punës fare në shtëpi, Kidman dhe Urban gjithashtu e shmangin përdorimin e teknologjisë para se të flenë.
“Ne nuk kemi TV në dhomë të fjetjes. Jua rekomandojë këtë të gjithëve. Gjithashtu s’mbajmë as kompjuterë”.