Organizata “Let’s Do It Kosova” ka njoftuar se Nigeria është shteti i 157 i cili do t’i bashkohet thirrjes për pastrimin e botës me 21 shtator 2019, transmeton Ekonomia Online.
Let’s Do It Kosova këtë vit po koordinon fushatën globale të Ditës së Pastrimit të Botës.
Let’s Do It ka bërë thirrje për vullnetarë të cilët do të angazhohen më 21 Shtator, në “Ditën e Pastrimit të Botës”, në të cilën do të mblidhen të dhëna statistikore për aktivitetet të cilat do të ndodhin në këtë ditë.
Shpenzimet ditore për vullnetarët do të mbulohen nga organizata.