Nikaj nga Çikago: Rruga e Kosovës drejt së ardhmes euro-atlantike është e pamundur pa mbështetjen e plotë të SHBA’së

Prishtinë | 21 Gus 2024 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare i PDK-së, Bernard Nikaj, ka thënë se ishte nder dhe kënaqësi pjesëmarrja në Forumin Ndërkombëtar të Liderëve, organizuar nga NDI në kuadër të Konventës Kombëtare të Partisë Demokratike në Çikago.

Ai ka thënë se pas vizitës së Bedri Hamzës në Ëashington, pjesëmarrja e tij në DNC “është vazhdimësi e kultivimit të raporteve të shkëlqyera të PDK’së me të gjithë akterët politikë dhe shtetërorë në SHBA”.

“Pas vizitës së kandidatit tonë për Kryeministër, z. Bedri Hamza, javën e kaluar në Ëashington, pjesëmarrja ime në DNC është vazhdimësi e kultivimit të raporteve të shkëlqyera të PDK-së me të gjithë akterët politikë dhe shtetërorë në SHBA.”

Ai ka shkruar se rruga e Kosovës drejt së ardhmes euro-atlantike është e pamundur pa mbështetjen e plotë të SHBA’së.

Të ngjashme