Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Bernard Nikaj ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës miratoi masa të reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, për të cilat thotë se pandemia nuk luftohet me metoda të vitit 2020.
Nikaj thotë se zgjedhja nuk është mbyllja, ndërsa shton se duhet të bëhet përshpejtimi i vaksinimit të popullatës.
“Nuk luftohet pandemia në vitin 2021 me metoda të vitit 2020. Mbyllja nuk eshte përgjigje. Përshpejtimi i vaksinimit është. Krejt çka ndegjuam nga Qeveria jane masa te 2020. Asnje urgjencë për përshpejtimin e vaksinimit. Pse nuk hapën qendrat e vaksinimit edhe të dielave? Pse nuk fillojne pikat mobile të vaksinimit?
Vaksinim jo mbyllje është qasja e duhur”, shkroi Nikaj në Facebook.
Ndryshe, kohëve të fundit në Kosovë, për çdo ditë po thyhet rekordi i rasteve të reja me koronavirus, ku edhe sot u shënua një rekord i zi, me mbi 2 mijë e 200 raste të reja dhe 8 viktima.