Nikaragua, gjatë 24 orëve të fundit vriten 15 persona

Prishtinë | 01 Qer 2018 | 16:00 | Nga

Gjatë 24 orëve të fundit së paku 15 persona kanë humbur jetën gjatë protestave në Nikaragua, raporton Anadolu Agency (A).

Protestat filluan në muajin prill të cilat ishin kundër reformave të sigurimit social, ndërsa prej atëherë deri më sot jetën e kanë humbur dhjetëra persona.

Studentët kërkojnë më shumë të drejta demokratike dhe dorëheqjen e presidentit Daniel Ortega. Të enjten është mbajtur marshi Dita e nënave, ndërsa në grupin e demonstratave erdhi deri te të shtënat.

Nga Qendra për të drejta të njeriut të Nikaraguas, anëtarët e të cilës po ashtu morën pjesë në marshin paqësor, konfirmuan se gjatë sulmit të “policisë lojale ndaj Qeverisë” humbën jetën së paku 11 persona.

Komandanti i policisë kombëtare Francisco Diaz konfirmoi se gjatë protestave në mbarë vendin humbën jetën 15 persona. Për sulmet, siç theksoi, përgjegjës janë grupet kriminale.

Protestat filluan në prill dhe u drejtuan kundër reformave të sigurimit social, por përfundimisht u kthyen në kërkesa që presidenti i Nikaraguas Daniel Ortega të largohet.

Ai iu drejtua popullit të Nikaraguas në fillim të majit, duke përshkruar ngjarjet në Masaya si të dhimbshme dhe duke bërë thirrje për ndaljen e dhunës. Protestat vazhdojnë dhe konsiderohen ngjarjet më vdekjeprurëse në vend gjatë sundimit të Ortegas.

Përveç protestave dhe vdekjeve të raportuara në fillim të majit, grupet e të drejtave të njeriut vlerësuan se të paktën 80 vetë u vranë dhe 900 u plagosën gjatë protestave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme