Nike tërheq nga shitja produktet me Kobe Bryant

Prishtinë | 28 Jan 2020 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Nike i ka tërhequr të gjitha artikujt me Kobe Bryant nga dyqani i saj online, pas vdekjes së ikonës së basketbollit.

Seksioni i këpucëve Kobe Bryant i faqes në internet tregon për një përzgjedhje të artikujve gjenerikë Nike, njofton Klan Kosova.

Kompania konfirmoi vendimin për tërheqjen e sendeve me Nick DePaula të ESPN-së, pasi do ta rivlerësojë strategjinë e saj se si do të vazhdojë shitjen me emrin e ikonës.

Një pjesë e kësaj strategjie është kufizimi i qasjes së shitësve për të grumbulluar produkte me Kobe për tregun sekondar, sipas raportit.

Atletet e Bryantit janë një nga produktet më të shitura dhe popullore të Nike dhe popullor në mesin e lojtarëve të NBA. Bryant ishte aktiv në projektet për dizajnimin e këpucëve të tij në marrëveshjen e nënshkruar.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme