Nikolic: BE ndikoi për lirimin e Haradinajt

Prishtinë | 13 Jan 2017 | 08:52 | Nga

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka thënë se vendimi i gjykatës franceze që Ramush Haradinaj të lirohet përkohësisht, me kusht, është paralajmërim i refuzimit të aktakuzës së Serbisë.
“Unë besoj se Bashkimi Evropian u ka dhënë një direktivë të tillë të gjitha vendeve anëtare”, ka thënë Nikolic për “Vecernje Novosti”.

Nikolic tha se “në raporte të tilla nuk do të ketë drejtësi për viktimat e pafajshme serbe, të krimeve të luftës të kryera nga shqiptarët”.

Haradinaj u arrestua më 4 janar me urdhër të Serbisë në vitin 2004, me akuzat se në vitet 1998 dhe 1999 kishte kryer krime të luftës kundër serbëve dhe joshqiptarëve të tjerë.

Ish komandanti i UÇK-së deklaroi para gjykatës në Colmar se akuzat ndaj tij, të Serbisë, për krime lufte, janë politike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme