Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutojë sot raportin e rregullt tremujor të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për gjendjen në Kosovë.
Në këtë takim do të marrë pjesë presidenti i saj, Tomlisav Nikoliq.
Siç ka bërë të ditur zyra për informim e kreut të shtetit serb,Nikoliq në Neë York do të takohet me Volodimir Jelçenko Përfaqësues i Përhershëm i Ukrainës në Kombet e Bashkuara, raporton “Tanjug”.
Në mbledhjen e sotme të KS të OKB-së ku do të prezantohet raporti për Kosovën i sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterrez do të flitet edhe për rastin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në raport thuhet se arrestimi i liderit të AAK-së, në Francë nxiti reagime të shumta si nga liderët politikë dhe institucional të Kosovës, po ashtu të opinionit të gjerë kosovar.
Në këtë dokument thuhet poashtu se përkushtimi i Serbisë dhe Kosovës për përparimin e dialogut është i dobët dhe humbja e momentumit rrit rrezikun që në procesin e normalizimit të ketë ngecje.
Sipas, Guterrez, gjatë periudhës tetor 2016-janar 2017, tensionet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit e kanë arritur “nivelin e shqetësimit, gjë që është treguar në retorikën nxitëse dhe akuzat në lidhje me çështjet dhe ngjarjet kontestuese.
Për këtë arsye ai i bën thirrje liderëve të të dyja palëve që të përmbahen nga retorikat nxitëse.
Shefi i OKB-së në këtë raport përmend edhe çështjen e murit, trenit serb dhe mos themelimin e asociacionit të komunave serbe.