Kandidati për kryetar të Komunës së Istogut nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ali Nimanaj, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe mbështetjen gjatë një tubimi të mbajtur mbrëmjen e kaluar.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Nimanaj ka theksuar energjinë dhe frymën e bashkimit që, sipas tij, po e udhëheq Istogun drejt fitores:
“Falënderim i madh për secilin prej jush që ishit sonte me ne!
Istogu tregoi forcën, zemrën dhe bashkimin për ndryshim.
Kjo është energjia e fitores që po vjen!”