Nimani falënderon vullnetarët e shtabit të tij zgjedhor: Bashkë me zemër dhe guxim, drejt fitores

Prishtinë | 08 Shk 2025 | 18:48 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për deputet i koalicionit “Kosova Fituese”, Artan Nimani, ka falënderuar vullnetarët e shtabit të tij zgjedhor, të cilët për 30 ditë prezantuan programin qeverisës të këtij koalicioni.

Nimani ka thënë se me këtë energji dhe vendosmëri, po forcojnë “vizionin tonë për një të ardhme më të mirë”.

“Takim mobilizues në rajonin e Dukagjinit me vullnetarët e shtabit tim zgjedhor  nr 25 dhe miq të veçantë-një moment bashkimi dhe përkushtimi për fitoren e Koalicionit “Për Kosovën Fituese 137”! Me energjinë dhe vendosmërinë tuaj, po forcojmë vizionin tonë për një të ardhme më të mirë. Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj! Bashkë, me zemër dhe guxim, drejt fitores!”, ka shkruar Nimani.

Të ngjashme