Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Artan Nimani ka mbajtur tubim në fshatin Gaamaçeli dhe Jasiqi i Ri të Komunës së Deçanit, shkruan Ekonomia Online.
Gjatë fjalës së tij, Nimani theksoi mbështetjen e fuqishme të këtyre fshatrave për AAK-në dhe vizionin e saj për një Kosovë të fortë dhe të bashkuar.
Ai shprehu besimin se Ramush Haradinaj është lideri i duhur për të udhëhequr vendin dhe theksoi rëndësinë e unitetit dhe forcimit të institucioneve për të mbrojtur interesat kombëtare.
“Gaamaçeli dhe Jasiqi i Ri në ka qenë dhe mbeten një qendër e fuqishme e mbështetjes për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe vizionin e saj për një Kosovë të fortë dhe të bashkuar. Përkushtimi ynë për të rikthyer Ramush Haradinajn në krye të Qeverisë së Kosovës buron nga bindja jonë e thellë se ai është lideri i duhur për të udhëhequr vendin në këtë kohë të sfidave dhe mundësive të mëdha.
Me përvojën, guximin dhe vendosmërinë që e karakterizon, Haradinaj ka dëshmuar se është i gatshëm të marrë vendime të mëdha për të mirën e popullit dhe të shtetit. Sot, më shumë se kurrë, Kosovës i duhet një lider i tillë që e njeh rëndësinë e unitetit, forcimit të institucioneve dhe mbrojtjes së interesave tona kombëtare. Le të jemi bashkë në këtë rrugëtim drejt fitores! Koha është tani për të siguruar një të ardhme më të mirë për çdo qytetar të Kosovës. Voto 137”, ka shkruar Nimani.