Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Artan Nimani, ka zhvilluar një takim elektoral me banorët e Hasit, ku theksoi mbështetjen e fuqishme për koalicionin dhe projektin e një Kosove të fuqishme dhe të integruar në NATO.
Gjatë fjalës së tij, Nimani theksoi kontributin e hasianëve në diplomacinë evropiane, duke krahasuar punën e tyre në një vit me atë të Donika Gërvallës dhe Albin Kurtit gjatë pesë viteve të qeverisjes.
“Sonte, në një takim madhështor elektoral në Has, Damjani shpërfaqi frymën fituese të Koalicionit tonë të madh me mbështetjen e plotë për 137. Vota e tyre u garantua për Kosovën Fituese si një shtet i fuqishëm dhe i integruar në NATO me Ramush Haradinajn kryeministër.Hasianët, me punën dhe përkushtimin e tyre në Evropë bënë diplomaci brenda një viti, më shumë se Donika Gërvalla dhe Albin Kurti gjatë pesë viteve të qeverisjes.
Takimi i sotëm dëshmoi mbështetjen e fuqishme për Kosovën fituese, duke më dhënë mua, me numrin 25, një përgjegjësi të madhe për të qenë zëri i tyre në parlament pas zgjedhjeve të 9 shkurtit”, shkroi ai.