Nimani: Mbështetja masive për koalicionin “Për Kosovën Fituese 137” në Lipovec, Gerqinë dhe Bishtazhin

| 04 Shk 2025 | 21:34 | Nga

Artan Nimani, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka theksuar angazhimin e tij për të sjellë ndryshime pozitive në Kuvendin e Kosovës.

Nimani ka fituar mbështetje të madhe nga qytetarët e Lipovecit, Gerqinës dhe Bishtazhinit.

“Në prag të zgjedhjeve, qytetarët e Lipovecit, Gerqinës dhe Bishtazhinit kanë shprehur mbështetje të fuqishme dhe të palëkundur për koalicionin Për Kosovën Fituese 137, duke treguar besim të madh në vizionin dhe programin e tij politik. Kjo përkrahje e gjerë reflekton vullnetin e qytetarëve për ndryshim, zhvillim dhe qeverisje të përgjegjshme që adreson nevojat e tyre reale”

Në këtë momentum të rëndësishëm politik, numri 25 është shndërruar në simbolin e zërit të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës, duke përfaqësuar aspiratat e tyre për një të ardhme më të ndritur. Mbështetja masive për këtë koalicion dëshmon qartë se qytetarët kërkojnë një platformë të bazuar në zhvillimin ekonomik, përmirësimin e mirëqenies sociale dhe forcimin e institucioneve demokratike”, shkroi ai.

Të ngjashme