Artan Nimani, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka mbajtur një tubim me banorët e fshatit Bec, ku ka shprehur kënaqësinë e tij për takimin me bashkëvendasit.
Gjatë fjalës së tij, Nimani theksoi traditën, punën e ndershme dhe qëndresën çlirimtare të këtij fshati, duke falenderuar banorët për mbështetjen masive për koalicionin “Për Kosovën Fituese” 137 dhe për kandidaturën e tij me numrin 25.
Ai premtoi se, së bashku, do të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për Kosovën.