Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Artan Nimani, ka mbyllur një ditë të mbushur me ngrohtësi dhe përkushtim, duke u takuar me banorët e Kralanit të Gjakovës.
Ai theksoi se ky moment ishte një dëshmi e fortë e lidhjes së ngushtë dhe besimit të ndërsjellë mes tij dhe qytetarëve.
Nimani e vlerësoi Kralanin për mbështetje të pandërprerë ndaj vlerave kombëtare dhe përkushtimit për një Kosovë më të fortë.