Artan Nimani, kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët e Rahovecit, duke u renditur i suksesshëm në listën fituese me numrin 25.
Në një mesazh falënderimi, Nimani shprehu mirënjohjen e tij për besimin dhe përkrahjen e madhe, duke theksuar se do të jetë zëri i Rahovecit dhe i gjithë Kosovës në parlament.
Ai premtoi punë të palodhur për të drejtat dhe zhvillimin e vendit, duke e mbështetur vizionin e një Kosove më të fortë dhe të suksesshme.