Nipi i Nanës Pashkë: Pronari i tokës e hoqi se tha po doni me ba kishë aty

Prishtinë | 21 Kor 2023 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Një gur i vendosur në vendin ku Pashkë Marku, e njohur si “Nana Pashkë”, u vetëflijua duke e djegur vetën, është hequr sot nga pronari i tokës.

Liridon Marku, nipi i Pashkë Markut, ka rrëfyer në Frontal historinë e vendosjes së gurit në vitin 2003, pasi gjyshja e tij dogji vetën, pas varrimit të eshtrave të dy djemve të saj, të vrarë nga forcat serbe.

Marku thotë se babai i tij (djali i madh i Pashkës) e ka pyetur pronarin e tokës ku është vetëflijuar Nana Pashkë, nëse mund ta vendosin një gur aty.

Ai thotë se familja e tij e kanë pyetur pronarin e tokës, që është fqinj i tyre, nëse mund t’ua shesë tokën, ose t’i ndërrojnë parcelat e tokës.

Të ngjashme