Nipi i Titos qan për ish-Jugosllavinë e për Serbinë

Prishtinë | 18 Kor 2016 | 15:06 | Nga

Joshka Broz, nipi i ish-kryetarit të ish-Jugosllavisë Josip Broz Tito, ka thënë fjalë të mira për shtetin që ekziston e fjalë të këqija për situatën aktuale në Serbi. Lidhur me spekulimet se cili vërtet është Tito dhe se ai njëmendtë është zëvendësuar me një njeri tjetër, Joshka Broz, nipi i Josip Broz Titos, ish-kryetarit të ish-Jugosllavisë, i përgjigjet të ketë fotografi nga rinia e tij e hershme që mohojnë këto konfirmime.

Këto rrëfime i lansojnë ata që nuk janë në gjendje që popullit t’ia sigurojnë një jetë më të mirë se sa kishte qenë dikur dhe kërkojnë ta gjejnë fajtorin te Tito që nuk është më. Të gjitha këto sulme shkojnë drejt rehabilitimit të Hitlerit. Ne po e rehabilitojmë Drazhën, Nediqin, kroatët Stepincin.

Dëgjuesit më të mëdhenj të shërbimeve të huaja janë në Serbi. Kohë më parë është publikuar shifra se sa para ka investuar CIA te politikanët për ta shkatërruar Jugosllavinë.

Pse po habitemi që kur ‘ustashët’ shëtisin nëpër Zagreb pasi ne të parët kemi shëtitur me uniforma çetnike. E keqja prodhon të keqen, e ky edhe është qëllimi, përçaj e sundo. Populli është në majë të varfërisë dhe për këtë arsye hajnave nuk iu pëlqen që populli të bashkohet. Që të mos pyesësh çfarë do të hash, ngatërrohesh rreth fakteve historike.

Të gjithë para zgjedhjeve premtojnë male e kodra e pas tyre asgjë nga premtimet. Pse tash s’kemi shëndetësi dhe shkollim pa para siç kishim dikur. Ne s’e kemi as sigurinë e vendit kur secili ka mundur të flinte në park e tani i sigurt nuk mund të flesh as në shtëpinë tënde nëse nuk janë të mbyllura e me grila dritaret.

Populli është plaçkitur qëllimshëm që të mund të blihet para zgjedhjeve me një shishe pijeje ose me një kilogram miell, shkruan gazeta e Beogradit Kurir, transmeton Koha.net, ose me 20-30 euro që i shpenzon për pak ditë, ja ku kemi arritur.

Gjithë këtë kërdi në Serbi e kanë bërë shërbimet e huaja informative pasi është për keqardhje fakti se njerëzit në Serbi janë më të blerit, transmeton Koha.net. Kjo është e mundur pasi politikanë tanë nuk kanë tru por vetëm vesh që të dëgjojnë më mirë urdhra nga jashtë.

Ç’popull jemi kur në të gjitha organet shtetërore nga policia deri te drejtësia, çdo ku, janë të huajt. Ne nuk guxojmë të investojmë në bujqësi siç kemi bërë dikur, por duhet të importojmë ushqim, madje edhe të skaduar, për shembull mish të vjetër edhe 25 vjet.

Qytetarët tanë po sëmuren nga ushqimi që është rëndom nga plehrat e jashtme e nuk kanë mjekim. Qëllimi është të shkatërrohen pensionistët dhe për këtë arsye ulen pensionet, e helmojnë me ushqime e nuk mund të mjekohen.

Në këtë vend i di vetëm pesë veta që paratë i kanë bërë me punën e vet, të gjithë të tjerët janë hajna falë në masë të madhe të huajve të cilët kontrollojnë dhe komandojnë çdo gjë. Kjo fshihet nga populli që nuk di gjë.

Çfarë të flasim kur në Shtabin e Përgjithshëm rrinë të huajt dhe komandojnë cilët avionë dhe pse të fluturojnë. Kështu është edhe në polici e në gjyqësi. Të huajt heshtin të gjitha aferat që nuk iu përgjigjen. Tre muaj të gjitha gazetat e tv-të shkruajnë për një këngëtare e ka shumë tjerë të vrarë e kush s’i përmend.

Kemi hyrë në Parlament dhe premtoj se shumë nga këto do t’i them sepse nuk di të hesht. Nga 3.500 pikturat artistike të Titos, nuk janë vjedhur vetëm 750 sosh. Shikoni se çfarë plaçkitet nga trashëgimia e tij.

Joshka Broz është kryetar i Partisë Komuniste Josip Broz Tito dhe në koalicion të Partisë Socialiste të Serbisë (të Ivica Daçiqit) në zgjedhjet e sivjetme parlamentare është futur në Parlamentin serb.

Të ngjashme