Nipi vrau gjyshin, arrestohen 2 bashkëpunëtorët

Prishtinë | 11 Pri 2019 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Një muaj nga ngjarja e rëndë në Vlorë, ku nipi vrau gjyshin, policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për dy të rinj me iniciale R.L 23 vjeç dhe Xh.H., 16 vjeç, të cilët ishin shpallur në kërkim.

Policia thotë se “23-vjeçari dyshohet se është një nga bashkëpunëtorët për shitjen e armës së krimit në lidhje me ngjarjen e 27 Shkurtit, ku si pasojë nipi vrau me armë gjyshin e tij.”

Ai akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” kryer në bashkëpunim.

Ndërsa 16-vjeçari u arrestua mbi bazën e vendimit të Gjykatës së Vlorës, e cila ka dënuar atë, me 1 vit e 6 muaj burgim për vjedhje në bashkëpunim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme