Pas vendimit për mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore për kufizimin e përhapjes së koronavirusit në Shqipëri, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj konfirmoi se vendimi vlen edhe për kopshtet dhe çerdhet.
“Edhe pse fëmijët nuk paraqesin rrezikshmëri, mund të jenë bartës që prekin më pas gjyshërit e tyre që janë më të rrezikuar”, shkroi në Twitter kryebashkiaku i Tiranës.
Ndërkohë, ai publikoi edhe një video në rrjetet sociale duke thënë se po kryhen dezinfektimet nëpër kopshte dhe çerdhe, “që të jemi gati kurdo që vendoset rihapja”./A2 CNN