Nis epoka “Reiwa” në Japoni, perandori i ri mban fjalimin e parë

Prishtinë | 01 Maj 2019 | 08:17 | Nga Ekonomia Online

Perandori i ri japonez Naruhito ka mbajtur fjalën e tij të parë pas ngritjes në fron, duke shprehur dëshirën e tij për lumturinë dhe paqen botërore.

Ngjitja e tij u formalizua më herët të mërkurën në një ceremoni që e pa atë të trashëgojë thesaret perandorake.

Një epokë e re perandorake e quajtur Reiwa, që do të thotë rend dhe harmoni, ka filluar dhe do të zgjasë gjatë gjithë mbretërimit të tij.

Babai i tij 85-vjeçar Akihito u bë perandori i parë që dorëhiqej më shumë se 200 vjet.

Në një fjalim të shkurtër në Pallatin Perandorak, perandori Naruhito tha se shpresonte “për lumturinë e njerëzve … përparimin e vendit dhe paqen botërore”.

Naruhito, mes emocionesh shprehu mirënjohje ndaj babait të tij, Perandor Emeritus Akihito.

“Ai kryente me seriozitet secilën prej detyrave të tij për më shumë se 30 vjet,” tha ai.

“Ai tregoi dhembshuri të thellë me anë të përkushtimit të tij. Dëshiroj të shpreh respektin dhe vlerësimin tim të përzemërt”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme