Nis faza e nokautit në “Euro 2024”

Prishtinë | 29 Qer 2024 | 11:33 | Nga Ekonomia Online

Momenti i shumëpritur i Kampionatit Evropian “Gjermania 2024” ka ardhur. Nga sot, nis faza e eliminimit direkt.

Në orën 18:00, Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqiri do të përballet me Italinë në Berlin.

Fituesi i kësaj ndeshje në çerekfinale do të takohet me fituesin mes Anglisë dhe Sllovakisë.

Nikoqiri i Evropianit, Gjermania, nga ora 21:00 luan në Dortmund ndaj Danimarkës.

Në çerekfinale, fituesi takohet me njërën mes Spanjës dhe Gjeorgjisë.

Të ngjashme