Para selisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, disa përkrahës të kësaj partie tashmë kanë nisur festën, raporton Express.
Pavarësisht se ende s’dihet rezultati përfundimtar dhe Exit Poll’et e realizuara kanë rezultate të ndryshme për fituesin, aktivistët e LDK’së janë mbledhur para selisë dhe po festojnë.
Nëse presioni është 140/90 – enët e gjakut duhet të pastrohen
Ndryshe, sipas Exit Poll’it të Albanian Post të prezantuar në T7, fitues në Podujevë është Shpejtim Bulliqi i VV’së.
Bulliqi ka fituar 50.4 për qind të votave, derisa Ekrem Hyseni i LDK’së ka marr 49.6 përqind.
Deri në orën 15:30, rezultati në këtë komunë kishte qenë në favor të LDK’së, por në orët e pasdites ka ndryshuar rezultati dhe ka dal e para Vetëvendosja.