Anëtarë të grupit “Maniakë t’Leximit”, bashkë me përfaqësuesit e organizatave joqeveritare “Nëna dhe fëmijë të lumtur” dhe “Community Builders” kanë dalë në shesh për të mbledhur mjete shkollore për fëmijët e familjeve në nevojë.
Kjo kampanje “shtatori sivjet me çantën plot” do të zgjasë nga 22 gusht deri më 22 shtator, raporton Ekonomia Online.
Liridon Miftari, administrator i grupit “Maniakë të Leximit”, një nga organizatorët e kësaj nisme, tha se qëllimi kryesor është të ndihmohen fëmijët që janë në nevojë.
“Qëllimi kryesor i kësaj nisme është mbledhja e mjeteve për fëmijët që janë në nevojë për të filluar këtë vit shkollor. Për ne maniak të leximit është hera e parë mirëpo për organizatat tjera nuk është. Kjo nismë nuk do të përfundoj sot do të vazhdoj edhe më tutje. Me këto mjete do të ndihmohen fëmijët në të gjitha vendet e Kosovës në bazë të nevojës.
Anisa Ismaili prej organizatës “Nëna dhe fëmijë të lumtur” tha se organizime të tilla dalin të jenë të suksesshme për shkak të interesimit të madh të njerëzve për të dhuruar
“ ky organizim do të mbahet nga 22 gusht deri në 22 shtator. Po del të jetë një organizim i suksesshëm për shkak të interesimit të madh të njerëzve për të dhuruar. Po presim ende njerëzve të vullnetit të mire. Nisma të tilla mund të mbahen edhe në qytete tjera në mënyre që të ndihmohen fëmijët dhe familjet ne nevojë”, tha ajo.
Tiara Beqiri nxënëse e klasës së trete tha se së bashku me familjen e saj po mundohen tu ndihmojnë fëmijëve në nevojë
“Unë sot kam sjellë tri çanta së bashku me disa fletore dhe ngjyra për tu ndihmuar fëmijëve në nevojë”, tha ajo, raporton Ekonomia Online.