Nën organizmit e Ministrisë së Shëndetësisë duke filluar nga ora 11:00 sot shënohet në Kosovë `Java e Imunizmit’.
“Duke respektuar se secili fëmijë meriton fillimin e shëndoshë të jetës, me rastin e Javës të Imunizimit, do të përkrahen aktivitete për të ngritur vetëdijen e politikë-bërësve, vendim-marrësve, profesionistëve shëndetësor prindërve, familjeve për rëndësinë e vaksinimit dhe avokim për vaksinim të gjithë fëmijëve”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
Imunizimi është një nga intervenimet më efektive të shëndetit publik dhe ka potencial për të reduktuar vdekshmërinë e fëmijëve.