Në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë është duke u zhvilluar marshi me moton “Mos ma kufizo lëvizjen” që ka për qëllim vetëdijesimin e shoqërisë për mungesën e infrastrukturës në Kosovë për personat me aftësi të kufizuara, raporton Ekonomia Online.
Shënimi i kësaj dite realizohet në vazhdën e aktiviteteve të shumta ndërgjegjësuese të organizuara nga “HANDIKOS”.
Ndër aktivitetet që u organizuan është parakalimi nga sheshi “Skënderbeu” e deri tek “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Në këtë marsh po marrin pjesë edhe Kryeministri Albin Kurti me Kryekuvendaren Vjosa Osmanin, EO.