Nis marshi për Drejtësi në Prishtinë

Prishtinë | 02 Pri 2023 | 14:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarë nga të gjitha komunat e Kosovës janë mbledhur në sheshin kryesor të Prishtinës për të marshuar për drejtësi.

Pamjet nga sheshi tregojnë për numër të madh të qytetarëve që kanë dalur në mbështetje të këtij marshi.

Që nga mëngjesi, shumë autobusë janë nisur nga qytete tjera për të ardhur në kryeqytet për të marrë pjesë në këtë marsh.

Kujtojmë që Marshi i Drejtësisë po mbahet një ditë para nisjes së gjykimit kundër katër komandantëve të lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Të ngjashme