Nis me vonesë seanca e Kuvendit, pritet votimi i Deklaratës kundër vendimit të Hagës

Prishtinë | 28 Sht 2026 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur me vonesë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e cila ishte paraparë të fillojë nga ora 11:00.

Në këtë seancë, deputetët do të shqyrtojnë disa pika, përfshirë miratimin e procesverbaleve nga seancat e mëparshme, betimin e deputetëve dhe miratimin e Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator.

Në rend dite është edhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Po ashtu, deputetët pritet të shqyrtojnë formimin e komisioneve parlamentare.

Të ngjashme