Nis ndërrimi i shtretërve të Gjinekologjisë

Prishtinë | 04 Nën 2018 | 14:07 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur ndërrimi i shtretërve edhe në Klinikën e Gjinekologjisë. Këtë e ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë Uran Ismaili përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se nga kontigjenti prej 750 shtretërve që janë blerë, pas klinikës së mushkërive ka nisur ndërrimi i tyre edhe në klinikën e Gjinekologjisë

“Buzëqeshjet në fytyrat e personelit mjekësor tregojnë gjithçka. Shtretër të rinj edhe për Klinikën e Gjinekologjisë nga kontigjenti prej 750 shtretërve që kemi blerë për QKUK-në”, ka shkruar ministri Ismaili.

Më tej, ai ka thënë se asnjë nënë dhe asnjë fëmijë nuk duhet të ballafaqohet më me shtretër që qëndrojnë mbi blloqe e që rrezikojnë shëndetin e tyre.
Image may contain: indoor

Image may contain: 2 people, people standing and indoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme