Nis ndërtimi i sheshit kryesor të Obiliqit, Haradinaj thotë se ky qytet do të bëhet atraktiv

Obiliq | 20 Tet 2018 | 15:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, së bashku me ministrin e infrastrukturës, Pal Lekaj, dhe kryetarin e Obiliqit, Xhafer Gashi, vunë sot gurthemelin për ndërtimin e sheshit kryesor të Obiliqit.

Ky projekt i Obiliqit do të realizohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së Infrastrukturës dhe do të ketë mbi 10 600 metra katrorë. Kostoja e ndërtimit të tij do të jetë 1,2 milion euro, prej të cilave 1 milion do të jenë investim i MI-së.

Kryeministri Ramush Haradinaj, në ceremoninë e fillimit të punimeve në sheshin “Adem Preniqi” në Obiliq, tha se ky dhe investime të tjera do t’ia kthejnë dinjitetin e munguar këtij qyteti.

Ai tha në këtë vend nuk do të ekzistojë më ndotja, por se Obiliqi do të bëhet qytet atraktiv për jetesë, raporton Ekonomia Online.

“Me Ligjin për Obiliqin dhe investimet në sheshe e parqe, banorët e kësaj zone po shpërblehen më në fund”, u shpreh kreu i Qeverisë.

“Investimet nga Qeveria do të vazhdojnë, që Obiliqi të transformohet në qytet modern”.

Ministri Pal Lekaj, i uroi qytetarët e Obiliqit, dhe premtoi se ky nuk është projekti i fundit që po investohet në Obiliq, qytet ky i cili ka bërë të munduar që ne të gëzojmë përfitimet që i sjellë energjia elektrike që ky qytet prodhon.

Kurse kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi i falënderoi kryeministrin Haradinaj dhe ministrin Lekaj, për përkrahje të Obiliqit. Gashi tha se me kërkesë të qytetarëve të Obiliqit, ky shesh pas aprovimit nga Asambleja Komunale e Obiliqit, do të mbajë emrin e veprimtarit të madh Adem Preniqi.

Të ngjashme