Në fshatin Dragobil të Malishevës, ka filluar ndërtimi i objektit të ri të shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Emin Duraku”.
Ndërtimi i këtij objekti shkollor u tha se ishte tepër i nevojshëm dhe i merituar për nxënësit e kësaj shkolle, ku mësimin e zhvillojnë nxënësit e fshatrave Dragobil, Maxharrë dhe një pjesë e fshatit Astrazup.
Objekti i kësaj shkolle do të kushtojë mbi një milion euro dhe financohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.