Kanë filluar punimet në rregullimin e sistemit të kanalizimit në një lagje të fshatit Banjë të Malishevës, transmeton Koha.net.
Gjatë inspektimit të punimeve, nënkryetari i Komunës, Hajdin Berisha, dhe drejtori komunal i Urbanizimit, Islam Vrenezi vlerësuan se punimet janë duke u kryer sipas dinamikës.
Në këtë pjesë të fshatit Banjë do të rregullohet sistemi i kanalizimit në gjatësi për 1500 metrave, dhe kjo pjesë do të lidhet në kolektorin kryesor të ujërave të zeza.