Bashkia e Durrësit nisi në javën e tokës pastrimin të vijës bregdetare në kuadër të pregatitjeve për sezonin turistik.
“Shumë mjete kemi vënë në dispozicion sepse kemi një volum shumë të madh të leshterikut”, tha Dako.
Kryebashkiaku Vangjush Dako thotë se synimi është turizmi masiv por elitar, duke u ofruar pushuesve shërbime dhe cilësi.
“Plazhi i Durrëesit është totalisht i pastër sa i përket ndotjes nga derdhja e ujërave të zeza në det”, tha ai.
Derdhja e ujerave të zeza në det është një problem i zgjidhur në bregdetin e Durrësit, ndërsa siguria në plazhe është sfida e këtij sezonit të ri.
“Për cdo 5 plazhe të ketë një roje bregdetare, ta financojnë dhe ta paguajnë ata”, shtoi Dako.
Pritet që pas pak ditësh, bashkia e Durrësit të celi zyrtarisht sezonin turistik veror 2018, ndërsa pritet që numëri i pushuesve dhe vizitorëve të jetë më i lartë se vitin e kaluar.