Në Gjykatën Themelore në Pejë ka nisur seanca gjyqësore në të cilën kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka paditur kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Në sallën e gjykimit i pranishëm është vetëm avokati i Haradinajt, Arianit Koci ndërsa po mungon avokati i Muhaxherit, Besnik Berisha.
Gjyqtarja Ganimete Puka, tha se është njoftuar Berisha për arsye objektive nuk mund të jetë i pranishëm në seancë.
Haradinaj ka paditur Muhaxherin pas akuzave që ky i fundit adresoi vite më parë ndaj aktualisht numrit një të Qeverisë, se gjoja po bën para me benzinë dhe lojëra të fatit.
Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj kishte paditur kryetarin e Komunës së Pejës Gazmend Muhaxherin për shkak të deklaratave “fyese dhe shpifëse” në gazetën austriake Der Standard.
Padia ndaj kryetari të Pejës ishte bërë pas këtyre deklaratave, ku kishte akuzuar Haradinajn se “ende po bën para duke kontrolluar biznesin e naftës dhe lojërave të fatit” në Pejë.
Si kompensim të dëmit material, kryeministri përmes padisë kërkon 250 mijë euro dëmshpërblim nga kreu i komunës së Pejës.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, sot pritet të përballen në gjyq.
Haradinaj e Muhaxheri pritet të marrin pjesë në një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore të Pejës, për padinë që shefi i ekzekutivit ka bërë për shpifje ndaj të parit të Pejës.
Seanca ishte paraparë të fillojë në orën 10, në mëngjes.
Haradinaj nuk merr pjesë në seancë pasi do të përfaqësohet nga avokati i tij, Arianit Koci.