Protestohet për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, QKSGJ: Dhuna në baza gjinore shqetësim për shëndetin publik

Prishtinë | 24 Gus 2021 | 12:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka protestuar pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj, raporton Ekonomia Online.

Protesta është duke u zhvilluar para pranë Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë në Ferizaj, në shenjë revolte ndaj dhunës. Bjeshka Guri, ka kërkuar dënim maksimal për vrasësit si dhe siguri për vajzat, raporton EO.

”Në qytetin e Ferizajit edhe një gru u vra në mënyrë arbitrare.Ky rast është tregues i dështimit institucional për të garantuar siguri për gratë. Gratë rrihen, dhunohen edhe në shtëpitë e tyre, vriten edhe në rrugë, edhe nga institucionet tona. Dhuna ndaj grave është sistematike, fajësohen për abuzimet dhe krimet ndaj tyre. Gratë fajësohen edhe për vrasjet që ju ndodhen, të mllefosuna nga ky rast ne po protestojmë si revoltë ndaj dështimit institucional. Ky rast nuk është rast i izoluar, dhuna në baza gjinore janë shqetësim për shëndetin publik në Kosovë. Sa vajza e gra nuk e kanë mbështetjen për mi raportua rastet e tyre, sot kemi dalë me protestua dhe nga kjo protestë i kemi disa kërkesa, dënim maksimal për vrasësit, siguri për vajzat dhe një kërkesë për policinë që të trajtojë me dinjitet rastet”.

Shumë gra kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrime të ndryshme, duke u bërë thirrje institucioneve dhe qytetarëve që mos ta normalizojnë vrasjen e grave.

“Policia i ka duart me gjak”, “Prokuroria i ka duart me gjak”, “Dënim maksimal për Dardan Krivaqën”, ishin disa nga thirrjet që protestuesit bënë para stacionit të policisë në Ferizaj.

Protesta u zhvillua para pranë Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë në Ferizaj, në shenjë revolte ndaj dhunës, raporton EO.

M.O dyshohet se është vrarë nga Dardan Krivaqa me të cilin familja ka deklaruar se ka bashkëjetuar. Lidhur me rastin është arrestuar një person ndërkaq i dyshuari D.K. është ende në arrati.

No description available.


Të ngjashme