Teksa protestuesit janë nisur nga qendra drejt kryeministrisë, policia ka marrë masa.
Mësohet se në dy pjesët anësore të kryeministrisë janë pozicionuar forca policie.
Disa prej tyre po qëndrojnë në pjesën e pasme të kryeministrisë. Në gatishmëri është edhe FSHN e cila është pozicionuar në afërsi të godinës së ministrisë së Brendshme dhe parlamentit.
Në dispozicion është vendosur edhe një autobot në rast se do të ketë goditje ndaj institucioneve.
Një orë para nisjes së protestës janë bllokuar të dyja hyrjet e bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Një pjesë e mirë e shtyllave të ndriçimit në bulevard janë bërë me graso për të penguar protestuesit që të ngjiten dhe të shkëpusin kamerat e sigurisë.