Nis pyllëzimi i rreth 300 hektarëve tokë pyjore

| 16 Tet 2016 | 20:07 | Nga

Agjencia Pyjore e Kosovës ka njoftuar se ka filluar projekti i përvitshëm “Pyllëzimi i sipërfaqeve të zhveshura dhe mirëmbajtja e tyre”.

Ky projekt është duke u financuar nga MBPZHR – Agjencia Pyjore e Kosovës dhe është duke u implementuar nga dy kompani që janë kontraktuar. Sipërfaqja e përgjithshme e planifikuar për pyllëzim është 295 hektarë e ndarë në 3 llote, në të gjithë Kosovën

Edhe këtë vit fidanët për pyllëzimin e këtyre sipërfaqeve janë marrë nga fidanishtja pyjore që gjendet në fshatin Araberd të Istogut, e që është pjesë e Agjencisë Pyjore të Kosovës. Punimet janë duke u monitoruar nga Agjencia Pyjore e Kosovës, në bashkëpunim edhe me Autoritetet Pyjore Komunale.

Projekti vetëm për pyllëzim ka filluar më 1 tetor 2016 dhe pritet të përfundojë deri më 15 nëntor 2016, ndërsa mirëmbajtja e tyre do të bëhet deri në fund të vitit 2018.

Po ashtu me kërkesën e Komunës së Fushë-Kosovës, Agjencia Pyjore e Kosovës i ka ofruar një numër prej 25 000 fidanësh falas, për pyllëzimin e një sipërfaqe prej 10 hektarësh.

Ndërsa projekti i dytë që është duke u implementuar nga APK-ja, është edhe ai i “Mirëmbajtjes së pyllëzimeve të realizuara në vjeshtën e vitit 2015″‘.

Edhe ky projekt është duke u financuar nga MBPZHR – Agjencia Pyjore e Kosovës, dhe sipërfaqja e përgjithshme që duhet të mirëmbahet është 172 hektarë. Punimet janë duke u zhvilluar nga një kompani e vetme, e cila është përgjegjëse për mbarëvajtjen e këtij projekti deri në fund të vitit 2017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme