Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e radhës plenare e ku do të diskutohet për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi.
Ndryshe, debati parlamentar lidhur me zhvillimet në dialogun ishte paraparë për të dje, por me pajtimin e të gjitha grupeve parlamentare është shtyrë për shkak të mungesës së zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.