Ka nisur punimet Kuvendi i Kosovës, ku pas pak pritet të paraqitet në interpelancë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kryeministri i vendit Avdullah Hoti.
Derisa nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, theksoi se në sallë janë 61 deputetë, nisën konsultat me dy grupet më të mëdha parlamentare, LDK dhe Vetëvendosjen, e të cilat janë të vetme në sallë.
Kujtojmë se PDK-ja ka bojkotuar për 1 javë rreshtu punimet e Kuvendit, kjo pas arrestimeve dhe gjykimeve të ish krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.
Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, Avdullah Hoti, pritet të mbahet sipas kërkesës së 8 deputetëve të GP të LVV-së, në lidhje me shfuqizimin e Task-forcës antikorrupsion në Policinë e Kosovës.