Disa punëtorë kanë filluar të shkurtojnë murin në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicë. Punëtorët po e shkurtojnë murin për 60 ose 70 centimetra
Inspektorët e Ministrisë kanë dalë në zonën e punimeve dhe kanë sjellë vendimin ku urdhërohet rrënimi i murit, por siç raporton KTV, nuk po gjejnë personin e kontratës. Në vendin e punës janë vetëm punëtorët.
Inspektorët nuk po tregojnë nëse vendimi është për ta rrënuar tërësisht murin apo vetëm një pjesë të tij.
Rakiq del në vend të ngjarjes
Bedri Halimi, kryeinspektor i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), ka thënë vendimi është për të rrënuar tërë murin.
Halimi këtë vendim ia ka kumtuar kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq.
Ndërsa Rakiq ka thënë se duhet pritur deri sa të komunikon me Komisionin Evropian.
“Ky nuk mur, ky do të ridizajnohet për një amfiteatër të hapur ku do të mbahen manifestime, kur projekti të ketë përfunduar. Nuk mund të them më asgjë, derisa përfaqësuesit e BE-së do të përcjellin atë që kemi biseduar dje”, ka thënë Rakiq.